Aktorja iraniano-britanike Nazanin Boniadi i bën thirrje Hollywoodit për solidaritet: Heshtja e kolegëve të mi është e dhimbshme

Aktorja dhe aktivistja iraniano-britanike, Nazanin Boniadi, foli për ngjarjet në Iran dhe bëri thirrje për solidaritet nga Hollywood-i dhe bashkësia ndërkombëtare.
Në një intervistë me The Hollywood Reporter, ajo deklaron se shumë protestues janë vrarë në Iran dhe se heshtja globale është e rrezikshme.
"Ndjej ankth, shumica e iranianëve njohin dikë që është persekutuar, vrarë ose burgosur padrejtësisht. Ne jemi një popull i traumatizuar. Iranianët jetojnë në një sistem pa dinjitet dhe ëndrra. Protestat aktuale janë të pashembullta. Hollywoodi historikisht ka mbrojtur njerëzit që vuajnë nga diskriminimi. Kjo e bën heshtjen relative të kolegëve të mi veçanërisht të dhimbshme", tha ajo.
Ajo deklaron se heshtjen e kolegëve të saj ia atribuon suksesit të regjimit në promovimin e narrativës se këto protesta u fabrikuan nga SHBA-ja dhe Izraeli.
"Siç tha autorja palestineze Rasha Halveh: 'Një qeveri që vret popullin e vet, që shtyp gratë e veta, nuk mund të ndihmojë në çlirimin e popullit tim'. Të drejtat e njeriut, dinjiteti dhe liria nuk duhet të bëhen kurrë çështje partiake", deklaroi Boniadi. /Telegrafi/





























































