LAJMI I FUNDIT:

Aktorja gjermane magjeps me bukurinë e saj natyrale në moshën 72 vjeçare gjatë një sfilate në Paris

Aktorja gjermane magjeps me bukurinë e saj natyrale në moshën 72 vjeçare gjatë një sfilate në Paris
(Foto: Instagram/promiflash)

Aktorja gjermane, Iris Berben, dëshmoi se bukuria nuk njeh moshë me paraqitjen e saj në sfilatën për L’Oreal në Javën e Modës në Paris.

Ajo e ka nisur karrierën në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar dhe që nga ajo kohë ka interpretuar para kamerave role të shumta filmike dhe televizive, dhe ndonëse tani është 72 vjeçare, nuk e ka ndërmend të tërhiqet.


Megjithatë, ajo që e bën këtë aktore veçanërisht tërheqëse është bukuria e saj natyrale dhe pamja mahnitëse në dekadën e saj të tetë të jetës.

(Foto: Instagram/promiflash)

Aktorja pohon se nuk ka pasur asnjë korrigjim estetik, ndërsa në Javën e Modës në Paris tërhoqi vëmendjen dhe i bëri përshtypje publikut me shfaqjen e modës.

Berben u shfaq si modele për markën L’Oreal dhe me pamjen e saj i la lehtësisht nën hije modelet shumë më të reja.

Shumë e relaksuar, Iris ka ecur në pasarelë me pantallona lëkure me shkëlqim, xhaketë dhe këpucë të zeza. Në të njëjtën kohë, ajo performoi edhe një kërcim, duke shkëlqyer para publikut dhe duke frymëzuar të gjithë me karizmin e saj.

Paraqitja në Paris nuk është hera e parë që Iris mbahet mend si një ikonë e modës. Berben prej gati 60 vitesh është e suksesshme në botën e aktrimit dhe gjithmonë tërheq vëmendjen me veshjet e saj në tepihun e kuq. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/promiflash)