LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 6° fair_night

Aktiviteti “Rregullat e Qarkullimit Rrugor” në GALERIA Shopping Mall

Aktiviteti “Rregullat e Qarkullimit Rrugor” në GALERIA Shopping Mall

Edhe këtë vit, GALERIA Shopping Mall, në bashkëpunim me Luna Academy dhe Stacionin Policor të Prizrenit, organizuan aktivitetin e veçantë dhe edukativ për fëmijët, me temën “Rregullat e Qarkullimit Rrugor”.

Ky aktivitet synon t’u mësojë fëmijëve rregullat bazë të qarkullimit rrugor, duke i ndihmuar ata të kuptojnë rëndësinë e sigurisë në rrugë përmes shembujve dhe situatave praktike të moderuara nga vetë policia.

Me demonstrime të ndryshme, duke përfshirë kalimin e sigurt në rrugë, përdorimin e vijave të bardha, dhe njohjen e sinjalistikës rrugore, fëmijët patën mundësinë të mësojnë përmes shembujve konkretë dhe të marrin këshilla të drejtpërdrejta nga oficerët e policisë.

Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për fëmijët që të mësojnë në mënyrë interaktive dhe argëtuese, ndërkohë që ndërtojnë ndërgjegjësimin për sigurinë në rrugë.

Bashkë me Luna Academy dhe Stacionin Policor të Prizrenit, fëmijët e përfunduan aktivitetin jo vetëm me buzëqeshje por edhe me njohuri të reja që do t’i ndihmojnë në përditshmërinë e tyre. 

Siguria fillon me njohuri! Të mësojmë sot, për një të ardhme më të ndritur nesër!

GALERIA e dëshirave tuaja!

Në trend

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori