LAJMI I FUNDIT:

Aktivitete ndërtimore në aksin rrugor Gradsko-Prilep

Aktivitete ndërtimore në aksin rrugor Gradsko-Prilep

Në aksin rajonal P106, aksi rrugor Gradsko-Prilep nga kilometri i 28-të deri në të 45-in, nga sot e deri më 12 gusht do të ketë aktivitete ndërtimore-ndërrim të gardhit elastik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LAMM u rekomandon pjesëmarrësve në komunikacion që ta respektojnë shenjat e vendosur për punë dhe me kujdes të drejtojnë me automjetet e tyre, njofton AIM.

Njëherit informon se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti. /Telegrafi/