Aktakuzë për katër personat që kryen vjedhje të rëndë në marketin "Dushi" në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve B.M., B.M., Sh. B., dhe A.M., për veprën penale “ vjedhje e rëndë në bashkëkryerje”, nga neni 327 prag 1 pika 1.1 e lidhur me nenin 31 të KPK-së.
"Sipas aktakuzës, me datë 05.02.2016 të pandehurit, në bashkëkryerje kanë hyrë në marketin “ Dushi”, në Komunën e Malishevës, duke vjedhur pako të cigareve në vlerë prej 2.000 euro, arkën e marketin në vlerë 500 euro dhe 35 mbushje të operatorëve të ndryshëm telefonik. Tre të akuzuarit B.M., B.M., dhe Sh. B., kishin bërë marrëveshje paraprake me të akuzuarin A.M., i cili atë kohë ishte edhe roja e marketit në fjalë.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mire se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë", thuhet në njoftimin për media.
Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovës që të pandehurit të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë. /Telegrafi/







































