LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj një personi për blerje dhe shitje të heroinës

Aktakuzë ndaj një personi për blerje dhe shitje të heroinës

Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë ditës së djeshme, ka ngritur aktakuzë në gjykatën kompetente në Gjilan, ndaj të pandehurit SH.Z, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri SH.Z, më 24 nëntor të këtij viti, në Gjilan, pa autorizim, me qëllim të shitjes, blen ose posedon substanca narkotike, në atë mënyrë që derisa zyrtarët policor kanë qenë në detyrë, kanë vërejtur se në oborrin e shtëpisë së të pandehurit gjendet një veturë me tabela të regjistrimit VR, nga e cila me shpejtësi ka dalë dhe është futur një person, i cili ka ikur përkundër përpjekjeve të policisë që t’a ndalin, me ç’rast pas bastisjes së shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse, në podrumin e shtëpisë së të pandehurit, kanë gjetur një çantë me narkotikë, në të cilën kishte pesë paketime, me peshë 5.155 gram, e llojit ‘’Heroinë’’, e cila ka qenë e destinuar për shitje apo shpërndarje.


Ndaj të dyshuarit M.A, i cili gjendet në arrati, prokuroria ka veçuar procedurën dhe ndaj tij, në gjykatë ka paraqitur kërkesën për lëshimin e letërreshtimit.

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit, pasi që ende qëndrojnë kushtet për të cilat është caktuar kjo masë, siç janë: ndikimi tek bashkëkryerësi i cili gjendet në arrati, pesha dhe rrezikshmëria e veprës penale, si dhe i njëjti të dënohet për veprën penale e cila i vihet në barrë, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Lajme
Dreshaj: Qeveria aktuale mashtroi pensionistët, i shndërroi në lypsarë

Dreshaj: Qeveria aktuale mashtroi pensionistët, i shndërroi në lypsarë

Lajme
Kalo në kategori