LAJMI I FUNDIT:

Aksioni i parë humanitar i FSK-së për këtë vit, dhuron gjak

Aksioni i parë humanitar i FSK-së për këtë vit, dhuron gjak

Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë’’ për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, është aktiviteti i parë humanitar pas zyrtarizimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë.

Pas Ministrisë së Mbrojtjes aktiviteti po zhvillohet edhe në Kazermën e Forcave Tokësore “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Me këtë rast, drejtori i Departamentit të Mjekësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Xhevdet Tahiraj, duke parë nga afër mbarëvajtjen e aktivitetit, përgëzoi ushtarakët dhe shërbyesit civilë të FSK-së për gatishmërinë dhe motivimin e tyre për të dhuruar gjak, në të mirë të shëndetit të pacientëve të institucioneve shëndetësore të vendit tonë.


Sipas një komunikate të MKRS-së, vetëm gjatë ditës së djeshme në Ministrinë e Mbrojtjes, aksionit i janë përgjigjur mbi 50 dhurues vullnetarë, ndërsa sot mbi 70 dhurues nga KFT-ja dhe njësive pranshtabore të saj.

Aksioni humanitar për dhurimin e gjakut në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë të Kosovës do të vazhdojë deri më 4 shkurt 2019.

Ky është aksioni i parë humanitar për dhurimin e gjakut për këtë vit, dhe sipas planifikimit aksioni i dytë pritet të zhvillohet në muajt korrik dhe gusht. Theksojmë se ushtarakët e FSK-së, përveç në aksione çdo herë kanë shprehur gatishmërinë që t’iu përgjigjen kërkesave edhe në periudha të tjera të vitit

Në trend Lajme

Më shumë

"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku

Kronika e Zezë
Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës

Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës

Arsim

"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK

Politikë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Drejtësi
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
OJQ-të dërgojnë ankesë në Komunitetin e Energjisë në Vjenë për katër hidrocentrale ilegale në Parkun Kombëtar Sharr

OJQ-të dërgojnë ankesë në Komunitetin e Energjisë në Vjenë për katër hidrocentrale ilegale në Parkun Kombëtar Sharr

Lajme
Kalo në kategori