Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje për aksionin në Karaçevë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se aksioni ka qenë i suksesshëm.


Sveçla njoftoi se cak kanë qenë rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë, ku janë konfiskuar aparate të bixhozit, janë rrënuar objektet ilegale dhe janë arrestuar personat e përfshirë.

267412647 460551975601192 5955553547301501729 n 2

“Pas konfiskimit të aparateve për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, shkruan Sveçla.

266979010 460551488934574 8875140834109525898 n

Postimi i plotë:Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës. Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.

267725746 460551508934572 4640963245908081911 n 2

Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente. /Telegrafi/