LAJMI I FUNDIT:

Aksioni i inspektorëve kundër shfrytëzimit ilegal të zhavorit (Video)

Aksioni i inspektorëve kundër shfrytëzimit ilegal të zhavorit (Video)

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) po vazhdon aksionet në inspektimin e aktiviteteve të jashtëligjshme minerare.

Inspektorët e KPMM-së kishin vërejtur se në atë zonë ka operues të jashtëligjshëm të cilët shfrytëzojnë rërën dhe zhavorin.

Inspektorët e KPMM-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Komunën e Gjakovës ditë më parë kishin bërë inspektime në po të njëjtin vend, ku kishin takuar personin me inicialet K.Th., duke shfrytëzuar rërë dhe zhavorr, pa qenë i pajisur me leje për shfrytëzim.


I njëjti është arrestuar nga policia dhe është dërguar në Stacionin e Policisë në Gjakovë.

Kur inspektorët e KPMM-së disa ditë më vonë kishin shkuar për të bërë matjet, ata nuk kishin arritur të kryejnë detyrën e tyre zyrtare, pasi që operatori ilegal u kishte bllokuar rrugën duke vendosur një kamion me rërë në mes të rrugës e cila qonte në pjesën ku ishte bërë nxjerrja ilegale e rërës dhe zhavorit.

Herën e dytë, kur inspektorët kanë shkuar për të verifikuar nëse rruga po vazhdon të jetë ende e mbyllur, në po të njëjtin vend, operatori ilegal kishte shkarkuar edhe një kamion me rërë dhe zhavor, raporton Kallxo.com.

Inspektorja Selvije Kadriu tregon gjetjet në aksionin e parë.

“E kemi identifikuar një veprim ilegal, operator ilegal, dhe me identifikimin e tij ne e kemi për detyrë të kryejmë matjet, por siç po shihet matjet nuk kemi mundësi t’i bëjmë për shkak se personi fizik e ka bllokuar rrugën me rërë dhe zhavorr, kështu që na ka pamundësuar shkuarjen në vendin e ngjarjes”, tha Kadriu.

Pas këtij veprimi, inspektorët e KPMM-së, kanë kërkuar asistencë nga policia dhe një ekskavatori për të bërë hapjen e rrugës në mënyrë që të realizohen matjet për lëndën minerale e cila është shfrytëzuar.

Pas hapjes së rrugës nga eskavatori, inspektorët e KPMM-së kanë vazhduar punën e tyre për të bërë matjet e lëndës mineral të shfrytëzuar.

Inspektorja Selvije Kadriu ka treguar edhe  për gjobën e cila shqiptohet për këto veprime të jashtëligjshme.

“Gjoba e parë që lëshohet elementare është 5 mijë euro, mirëpo pastaj duhet të bëhet matja e materialit i cili është shfrytëzuar ilegalisht,  e ai material me trefishin e rentës minerare vlerësohet, do të thotë i bashkëngjitet gjobës  prej 5 mijë euro”, ka thënë ajo./Kallxo/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori