LAJMI I FUNDIT:

Aksion i përbashkët i Doganës dhe ATK-së në dhjetë lokacione në Pejë

Aksion i përbashkët i Doganës dhe ATK-së në dhjetë lokacione në Pejë

Dogana e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në qytetin e Pejës. Aksioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Ai bëri të ditur se aksioni po zhvillohet në dhjetë lokacione.


“Në kuadër të planit operativ, Dogana, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), janë duke kryer kontrolle në dhjetë lokacione në qytetin e Pejës. Këto kontrolle kanë për qëllim të identifikojnë parregullsitë tatimore, kontrabandën, dhe shmangien e detyrimeve doganore”, tha Stavileci.

Ai shtoi se aksioni është pjesë e përpjekjeve për të forcuar respektimin e ligjit dhe për të parandaluar humbjet e të ardhurave për shtetin.

“Pasi të përfundojnë inspektimet, rezultatet e këtij operacioni do të bëhen të ditura për publikun në kohën e duhur, duke përfshirë detaje mbi masat e marra kundër shkelësve të ligjit”, tha Stavileci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori