LAJMI I FUNDIT:

Aksion i gjerë në Tiranë, Policia Rrugore pezullon 46 leje drejtimi dhe bllokon 39 targa

Aksion i gjerë në Tiranë, Policia Rrugore pezullon 46 leje drejtimi dhe bllokon 39 targa

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar pamjet e përmbylljes së një aksioni të gjerë në rrugët e kryeqytetit në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të policisë, janë ndaluar 4 raste për tentativë për korruptim të efektivëve të policisë nga ana e drejtuesve të automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara.

“Brenda javës shkon në 9 numri i rasteve të goditura nga Policia Rrugore e Tiranës, për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore”, ka shtuar Policia.


Më tej, Policia ka njoftuar se ka bllokuar 39 targa të huaja dhe shqiptare përgjatë 48 orëve të fundit, si pjesë e një aksioni për kontrollet intensive për bllokimin e automjeteve që qarkullojnë me targa të huaja që u ka përfunduar afati apo që nuk i përkasin të njëjtit mjet.

Për më tepër, policia ka bllokuar 8 automjete luksi me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar strukturave të tjera policore, për verifikime të mëtejshme.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se vijojnë kontrollet e dedikuara për gjetjen, kapjen dhe ndëshkimin e drejtuesve që kryejnë parakalime të gabuara, gara shpejtësie e shpejtësi mbi normat e lejuara.

Policia ka vendosur 105 masa administrative për parakalime të gabuara, ka ndëshkuar 12 drejtues mjetesh për gara shpejtësie, ka pezulluar 46 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe janë vendosur 234 masa administrative po për shpejtësi tej normave të lejuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori