LAJMI I FUNDIT:

Aksidentoi 17-vjeçarin për vdekje në Llogara, Bollano shoqërohet nga spitali për në gjykatë

Aksidentoi 17-vjeçarin për vdekje në Llogara, Bollano shoqërohet nga spitali për në gjykatë

Ish-kryetari i Bashkisë Himarë, Vasil Bollano, u shoqërua me efektivë policie nga spitali i Vlorës deri në Gjykatë, ku do të njihet me masën e sigurisë, pas aksidentit të dy ditëve më parë, ku përplasi një 17-vjeçar i cili ndërroi jetë më vonë në spital.

Bollano ka qenë i shtruar në spital pas aksidentit, pasi vuan nga leucemia dhe diabeti dhe është çuar atje me hipertension të lartë dhe vlera të larta të diabetit.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës pranë fushës së sportit në Qafën e Llogorasë, teksa 17-vjeçari ishte duke kaluar në rrugë.


Adoleshenti ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku u transportua pas aksidentit, pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra nga përplasja.

Ai përfundoi në koma gjatë kohës që ishte shtruar në spitalin e Himarës dhe më pas u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë në orën 02:00 pas mesnatës. /Telegrafi/