Aksidenti te rrethi i FSK-së, dy persona të lënduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksidentin që ka ndodhur sot në orët e mëngjesit te rrethi i FSK-së janë lënduar dy persona.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
“Sot rreth orës 6:20 te kazerma Adem Jashari, ka ndodhur një aksident trafiku, të përfshira kanë qenë d dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































