Aksident tragjik në Kukës, vdes 46-vjeçari dhe lëndohet vajza e mitur

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Kukës.
Sipas policisë lokale, rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, shtetasi A. I., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. I. ka humbur jetën.
Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/09/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































