Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në udhëkryqin e fshatrave Smallushë – Banullë, në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.


“Me datën 27/10/2019 rreth orës 15:06, është pranuar informata për një aksident trafiku me lëndime në rrugën magjistrale, Prishtinë-Ferizaj , udhëkryqi i fshatrave Smallushë – Banullë. Për pak minuta njësiti patrullues i policisë ka arritur në vendin e ngjarjes së bashku me autoambulancën”.

Sipas policisë, të përfshirë në aksident janë dy automjete, është bllokuar përkohësisht për përfundim të procedurave të nevojshme për vendin e ngjarjes.

Pjesëmarrësit në trafik janë udhëzuar për të qarkulluar në rrugë alternative, njofton Telegrafi.