LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Itali, deputeti shqiptar: Jam rrokullisur disa herë, se di si jam gjallë (Foto)

Aksident i rëndë në Itali, deputeti shqiptar: Jam rrokullisur disa herë, se di si jam gjallë (Foto)

Deputeti në detyrë i Shqipërisë, Eduart Ndocaj, i ka shpëtuar për mrekulli një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Parma të Italisë.

Ka qenë vetë deputeti Ndocaj që ka publikuar disa foto nga aksidenti, ku makina e tij duket përmbys në autostradë dhe e shkatërruar.

Ndocaj tregon se si ka ndodhur aksidenti dhe falënderon Zotin që ka arritur të shpëtojë.


“Të dashur miq, falënderoj Zotin që kam shpëtuar nga një aksident shumë i rrezikshëm. Në autostradën për Parma jam përplasur duke u rrokullisur disa herë me makinë e as vetë e kuptoj se si kam shpëtuar. Falënderoj Zotin për këtë! Kjo është gjendja e makinës pas aksidentit! Tani jam mirë dhe ju përshëndes të gjithëve!”, shkruan Ndocaj.