Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete, të dielën në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, rreth orës 15:00.

Lajmin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zyrtare për Informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë..


Ajo ka thënë se dy persona kanë marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 15:00 , në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë trajtim mjekësorë. Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është përgjigjur në rast dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore”, ka thënë ajo.