Aleanca Kosova e Re do të jetë 45 përqind e përfshirë në Qeveri në rast se fitojnë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.
Partia e Behgjet Pacollit të martën lidhi koalicion me partinë e Isa Mustafës që të shkojnë bashkë në zgjedhje.
Sipas draftmarrëveshjes që e posedon KosovaPress krerët e dy partive janë dakorduar që AKR ta ketë zëvendëskryeministrin e parë.
Ndërsa ndarja e resorëve qeveritar(ministrat, zëvendësministrat dhe emërimet tjera politike) bëhen bazuar në kriterin e përqindjes 55 përqind LDK dhe 45 përqind AKR.
Por nuk është vetëm AKR-ja që shkon në zgjedhje bashkë me LDK-në. Në listat për deputetë do të ketë edhe emra nga partia e sapoformuar Alternativa, e cila udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila e cila në AKR ka qenë zëvendëspresidente.
Kur u nda nga AKR dhe formoi partinë e vet, shefi i saj Behgjet Pacolli kishte thënë se ishte tradhtuar nga Kusari-Lila e cila Gjakovën e kishte fituar duke qenë kandidate e AKR-së.
Por sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli në një deklaratë për KosovaPress thotë se nuk ka pasur asnjë hidhërim me ish-bashkëpartiaken e tij.
Pacolli tha se zhvillimi ekonomik dhe heqja e vizave është arsye kryesore që i ka bashkuar AKR-në dhe LDK-në.
“Koalicioni i ri e ka për qëllim zhvillimin , anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe heqjen e vizave për qytetarë. Kjo është më e rëndësishmja dhe ky është koalicioni më i ri. Ka me qenë shumë i suksesshëm dhe do t’i fitojë zgjedhjet. AKR, gjithmonë është me zhvillimin ekonomik dhe në zhvillimin e shëndetësisë. Do ta kemi pjesën tonë brenda marrëveshjes LKD-AKR. Nuk jemi hidhëruar ne kurrë me askënd nuk kemi çka me u hidhërua dhe me u pajtua”, tha Pacolli.
Shefi i Shtabit Zgjedhor në AKR tha se ky koalicion është mirëpritur, por ka pasur edhe kritika. Sipas Pacollit AKR është kritikuar edhe kur ka qenë duke qeverisur me PDK-në.
“Është mirëprit shumë prej qytetarëve të Kosovës , është mirëprit shumë nga diaspora. Kemi marrë shumë telefonata prej diasporës dhe kemi marrë përkrahje që do të vijnë edhe me votua ditën e zgjedhjeve. Është një koalicion i zhvillimit ekonomik. Unë mendoj që është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës. Edhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Pacolli.
Sipas draftmarrëveshjes LDK-ja dhe AKR-ja pajtohen në parim që të bashkëpunojnë edhe në zgjedhjet e nivelit lokal, ndërsa specifikat do të përcaktohen me një marrëveshje të veçantë./KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mustafi: Glorifikimi i kriminelëve dhe ndalimi i aktivistëve, fytyra e vërtetë e regjimit serb
Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar