Bllokada e formimit të institucioneve të Kosovës, e cila ka nisur që nga data 3 gusht, me seancën e papërfunduar konstituive e Kuvendit të Kosovës, mund të shkojë drejt fundit, paralajmërojnë zyrtarët e Aleancës Kosova e Re, subjekt ky politik brenda koalicionit parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën.
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ditë më parë pati thënë se një Qeveri gjithëpërfshirëse do të ishte zgjidhje për zhbllokimin e nyjës politike për formimin e institucioneve.
Fatmir Matoshi, kryetar i Komisionit Zgjedhor në Aleancën Kosova e Re, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se në rast se subjektet politike parlamentare, përfshirë edhe partnerët me të cilët është në koalicion AKR-ja, vazhdojnë të ngecin në gjetjen e një zgjidhjeje për zhbllokimin e situatës, atëherë mundësitë e zgjidhjes do të kërkohen edhe jashtë koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën, që nënkupton me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën,i njohur si koalicioni PAN.
“Mendoj se të gjitha rrugët, të gjitha mundësitë janë të hapura. Ne jemi tash para një sfide. Ne do të themelojmë institucionet, ose siç duket, do të shkojmë në zgjedhje të reja, të cilat nuk janë të mirëpritura as për faktorin ndërkombëtar e as për qytetarët e Republikës së Kosovës. Sinqerisht, nuk do të dëshironim që as LDK-ja e as Alternativa ose Lëvizja Vetëvendosje apo PAN-i, të ngulin këmbë tash dhe të qëndrojnë në pozicionet që i kanë, pra, mosbërjen e asnjë lëvizjeje për shkak të interesave të tyre partiake”.
Kuvendi i Aleancës Kosova e Re, të dielën, ka autorizuar liderin e kësaj partie, Pacollin, që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë, të shohë mundësi të gjetjes së daljes nga kriza dhe të shohë mundësi të tjera alternative jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.
Driton Selmanaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ende ekziston një marrëveshje e vlefshme parazgjedhore ndërmjet LDK-së, AKR-së dhe Alternativës, por tashmë është krijuar një situatë e re.
“Tash është një rrethanë e re, është një ngjarje e re që ka ndodhur brenda AKR-së. Në fakt, mbetet të shihet sesi do të materializohet në ditët në vijim. Por, përderisa nuk ka asgjë konkrete, ne akoma vazhdojmë t’i besojmë një marrëveshjeje, të cilën e kemi ndërtuar dhe uroj që ajo të respektohet nga të gjitha palët, deri në një situatë tjetër”.
Por, Matoshi thotë se e gjithë situata pritet të sqarohet brenda pak ditësh.
“Mendojmë që në këtë moment është më i rëndësishëm procesi dhe është më e rëndësishme Kosova, sesa interesi i një subjekti politik. Tashmë jemi shumë vonë. Unë besoj që kjo javë do të duhej të sqaronte gjithçka. Kemi mbetur shumë vonë, ne po hyjmë në shtator, ende pa institucione”, thekson Matoshi.
Në anën tjetër, Selmanaj thotë se kriza politike është shqetësim i të gjitha subjekteve politike.
“Për të dalë nga kjo krizë politike, të shkaktuar nga koalicioni i PDK-së, ne duhet të kemi një pajtim që do të dalë si rezultat i bisedimeve të brendshme që mund t’i kemi ne si koalicion, përfshirë këtu edhe Lëvizjen Vetëvendosje, në mënyrë që vendi të marrë drejtim tjetër, të kemi institucione dhe më pas të fillojmë me kryerjen e obligimeve kushtetuese”.
Kohë më parë, lideri i AKR-së, Bengjet Pacolli, ka pasur një takim me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj. Matoshi, ka thënë se pas këtij takimi, Pacolli nuk ka pasur ndonjë takim tjetër me Haradinajn dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje konkrete.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

KEK shpall konkurs për Kryeshef Ekzekutiv, bëhen ndryshime në menaxhment

KQZ po çalon në secilën fazë të procesit të numërimit të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet