Capital T mbrëmjen e djeshme (e premte) ndezi Prishtinën me koncertin madhështor “Time Capsule II”.

Ai performoi këngët e tij të famshme, ndonëse numëron hite të mëdha - pasi ka nisur karrierën që në moshë të re.


Përveç disa artistëve të tjerë të vendit, për të performuar i ftuar special ishte ylli me famë ndërkombëtare, Akon.

Aliaune Damala Badara Akon Thiam (emri i vërtetë) erdhi për herë të parë në Kosovë, ndërsa dhuroi spektakël përpara një turme të madhe.

50 vjeçari vodhi vëmendjen e shfaqjes me mënyrën e interpretimit të këngëve e po ashtu edhe me lëvizjet skenike.

“Right Now Na Na Na”, “Lonely”, “Beautiful”, “Sorry, Blame It On Me” - janë vetëm disa nga hitet që i këndoi përpara publikut shqiptar.

Në disa raste, artisti u hodh në publik, e kërceu bashkë me të, ndërsa përshëndeste të pranishmit.

Performanca e Akon nuk ka dyshim se do të mbahet mend nga të gjithë, i cili po ashtu u shpreh i lumtur për ardhjen e tij në Kosovë. /Telegrafi/