LAJMI I FUNDIT:

Akil Gjakova dhe Loriana Kuka eliminohen, Laura Fazliu vazhdon garën për medalje në Grand Slamin e Kazakistanit

Akil Gjakova dhe Loriana Kuka eliminohen, Laura Fazliu vazhdon garën për medalje në Grand Slamin e Kazakistanit

Laura Fazliu është xhudistja e vetme nga Kosova që po vazhdon garën për medalje në Grand Slamin që po mbahen në Kazakistan, pasi dy garuesit tjerë, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka janë eliminuar.

Xhudisti Akil Gjakova e nisi ditën mirë duke mposhtur Ayub Khazhaliev në raundin e parë dhe pastaj triumfoi ndaj Telman Valiyev në raundin e dytë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Megjithatë, pejani u mposht në raundin e tretë nga Askar Narkulov i Kazakistanit për të kaluar medaljen me anë të repesazhit, ku u mposht edhe aty dhe u eliminua nga Zhansay Smagulov.


Në anën tjetër, Loriana Kuka u eliminua menjëherë në raundin e dytë, pasi të parin e kaloi pa lojë.

Xhudistja jonë u mposhti holandezja Kim Polling në kategorinë deri në 70 kilogramë.

Por, Kosova mban shpresa tek fitimi i një medalje tjetër pas asaj të djeshmes nga Nora Gjakova, pasi Laura Fazliu është në repesazh për të bronztën në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Laura e nisi garën nga raundi i dytë, duke mposhtur Esmigul Kuyulova nga Kazakistani, por u mposht në raundin e tretë nga Jisu Kim nga Koreja e Veriut.

Megjithatë, në repesazh, xhudistja jonë mposhti Kamila Badurova dhe tani po pret përballjen me Dali Liluashvili për të siguruar medaljen e bronzntë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori