Analiza “Ndikimi i taksës 100% në ekonominë kosovare nga data 21 nëntor deri me 5 dhjetor 2018”, është ishte temë diskutimi në Prizren organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se vendimi i Qeveria së Kosovës për taksën 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina po del të jetë mjaft pozitiv dhe i drejtë për bizneset kosovare.
Sipas tij, nga 21 nëntori deri më 5 dhjetor 2018, ka pasur rritje të prodhimtarisë vendore, punësimit, mirëqenies e zhvillimit.
“Në bazë të hulumtimit del se tek bizneset kosovare masat kanë ndikuar pozitivisht. Vendi nga kjo po përfiton shumë në të gjitha aspektet. Nga kjo rezulton si pozitive sipas përgjigjeve të respodentëve se ekonomia prodhuese është në drejtim të rimëkëmbjes”, tha Shahini.
Sipas tij, e rëndësishme është se Shqipëria ka rritur eksportet drejt Kosovës për rreth 35 për qind në krahasim me vitin e kaluar. “Taksa është arma më e fuqishme për ta gjunjëzuar Serbinë”, tha kryetari i AKB-së Agim Shahini.
Ai tregoi se nga ana tjetër Serbia ka humbur 98 për qind të eksporteve apo 63 milionë euro deri në fund të këtij viti.
“Mbi 2000 maune të bizneseve serbe më nuk po lëvizin e eksportojnë në Kosovë. Mbi 1.3 milion euro janë humbje derivatesh. Mbi 300 biznese janë ankuar tek institucionet serbe. Bizneset serbe, kanë humbur tregun dhe po mundohen me falsifikime të origjinës e paketimeve të hynë në Kosovë por kjo nuk mund të ndodh. Serbia me çdo kusht mendon të jetë këtu me prodhime, por më tash kjo nuk do të ndodh më”, tha Shahini.
Liman Asllani, koordinator i AKB-së në regjionin e Prizrenit, tha se vënien e kësaj takse e kanë kërkuar tash 16 vjet, e cila ka dobësuar bizneset serbe skajshmërisht.
Në anën tjetër taksa 100 për qind ka ndikuar pozitivisht në rritjen e prodhimtarisë kosovare, punësimit e zhvillimit.
Ai shtoi se duhet bëhet unifikimi i tregut Shqipëri- Kosovë në mënyrë që Coca Cola-n ta importojmë nga Tirana e jo nga Zemuni, e po ashtu edhe brendet tjera botërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame