LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, Kurti: Serbia përdori inkuizicion politik mbi aktivistët shqiptarë

Përkujtohet Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, Kurti: Serbia përdori inkuizicion politik mbi aktivistët shqiptarë

Pas vizitave që bëri te familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 40-vjetorit të rënies së Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, organizuar nën patronatin e Qeverisë.

Duku sjellë në mend historinë dhe kujtimet nga “Qëndresa”, librit me shënimet e Rexhep Malajt për periudhën e burgut mes viteve 1975 – 1983, kryeministri Kurti cilësoi se “i gjithë ky sistem i dhunës i përdorur nga Serbia mbi aktivistët politikë shqiptarë dhe intelektualët patriotë të angazhuar për të drejta politike, për vetëvendosje, për çlirim dhe për Republikën e Kosovës, lirisht mund të quhet një ‘inkuizicion politik’”.


40 vite më parë, në natën e 11 janarit 1984, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha u vranë në një bazë ilegale në Prishtinë, ku të dy bashkë rezistuan të armatosur në përballje me policë të Serbisë.

“Rexhep Malaj është burgosur katër herë: së pari në vitin 1968, pastaj në vitin 1973, mandej në vitin 1974 dhe së fundi në vitin 1975. Nisur nga kjo dhe duke i parë emrat e shokëve me të cilët është arrestuar dhe burgosur, sikur që janë Adem Demaçi, Irfan Shaqiri, Ilmi Ramadani, Isa Kastrati, Osman Dumoshi dhe dhjetëra të tjerë, kuptohet që Rexhep Malaj u takonte të dy brezave të burgosurve politikë: Atyre të 1968-ës dhe atyre të 1981-shit. Ndërkaq, pas daljes nga burgu, Rexhep Malaj pati fatin që emri t’i përjetësohej me një veprimtar tjetër politik, që ishte për një dekadë më i ri se ky, me Nuhi Berishën nga Svirca e Kamenicës/Dardanës”, tha kryeministri para të pranishmëve.

Tutje ai shtoi se në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 40 – vjetorit të rënies së Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, ditën e 11 të janarit e nisëm duke e vizituar në Gjilan dy familjet, e krahas tyre vizituam edhe shtëpinë e Rexhep Malajt, ku ai është formuar si veprimtar dhe ku ka pritur e organizuar shumë shokë të tjerë.

“E vizituam këtë shtëpi bashkë edhe me Ministrin e Kulturës, z. Hajrulla Çekun edhe për të dhënë njoftimin që Ministri Çeku ka marrë vendim dje që të aprovojë rekomandimin, që shtëpia e Rexhep Malajt të merret në mbrojtje, duke u përfshirë si aset në Kategorinë e Trashëgimisë Kulturore Arkitekturale”.

Qeveria e Kosovës, bashkë me Komunën e Gjilanit dhe me familjen Malaj, do të nisin procesin e shndërrimit të shtëpisë së Rexhep Malajt në muze, për t’i muzeuar reliket dhe dëshmitë materiale dhe të shkruara të historisë së Rexhep Malajt, Nuhi Berishës dhe të shokëve të epokës, së cilës i dhanë emër me emrat e tyre.

Fjalën e tij kryeministri e përmbylli duke vlerësuar aktivizmin politik dhe patriotik të Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, si dhe veprat e të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për lirinë e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori