Akademia e parë për Menaxhim të Produkteve & Projekteve, e fuqizuar nga AI, tani në Kosovë!

Për disa vite me radhë, Creative Hub ka qenë një ndër qendrat kryesore të avancimit të karrierës në Kosovë, duke sjellë programe ndërkombëtare, ligjërues të fuqishëm dhe, më kryesorja, licensim amerikan në Kosovë.
Që nga viti 2017, ky institucion ka ndihmuar mijëra të rinj në Ballkan që të transformojnë karrierat e tyre në Shkencën dhe Analizën e të Dhënave, Programim, Marketing Digjital, Burime Njerëzore, Full-stack Development, AI në Biznes, etj.
Këtë vit, një program jashtëzakonisht i fuqishëm është sjellë nga Creative Hub: Akademia e Menaxhimit të Produkteve dhe Projekteve, dhe ajo që e bën këtë program unik është integrimi me Inteligjencën Artificiale – një komponent që nuk ofrohet nga asnjë tjetër në treg.
Ky program 5-mujor është perfekt për të mësuar dy fusha shumë të kërkuara të menaxhimit: menaxhimin e produkteve dhe atë të projekteve, përmes ligjëruesve ekspertë nga vendi dhe rajoni.
Çdo modul i kësaj Akademie është i integruar me AI. Çfarë do të thotë kjo?
Studenti që ndjek këtë program nuk mëson thjesht menaxhimin e produkteve dhe projekteve, por fiton edhe aftësi të së ardhmes në fushën e AI, të cilat do ta bëjnë të pazëvendësueshëm në tregun e punës.
Vegla si Jira, Trello, Asana, OpenAI, Claude, Gemini, Notion, Slack janë vetëm disa nga shumë veglat praktike që do të mësohen në Akademi.
Në Kosovë, Creative Hub është institucioni i vetëm që ofron një program kaq të avancuar, fuqia e të cilit qëndron edhe te Diploma Amerikane që merret në fund, pasi ky institucion është i licensuar nga Departamenti Amerikan i Edukimit në Florida, SHBA.
Pra, edhe pse studenti mëson në gjuhën shqipe, në fund ai merr Diplomë Amerikane si AI Product & Project Manager, me të cilën mund të aplikojë për punë në çdo institucion publik apo privat në SHBA.
Kush mund të ndjekë këtë program?
Çdokush që dëshiron një karrierë më të mirëpaguar, më fleksibile dhe me aftësi të qëndrueshme për të ardhmen.
Programi është i përshtatshëm për fillestarët, pa marrë parasysh nëse kanë njohuri paraprake në menaxhimin e projekteve apo produkteve.
Gjithashtu është ideal edhe për ata që kanë njohuri bazë, por duan të avancojnë në karrierën e tyre me aftësi të reja.
Një tjetër vlerë e këtij programi është përkrahja që studentët marrin pas përfundimit të Akademisë: konkurse pune, përgatitje për karrierë dhe punëtori shtesë.
Nëse kjo është diçka për ty, tani është koha ideale për t’u regjistruar, sepse Creative Hub po ofron 1000€ ZBRITJE për grupin e parë që fillon në shtator.
Apliko tani online në creativehubkos.com/project-management/ ose bisedo me ekipin në 049 334 437.Oferta me këtë zbritje SUPREME është e vlefshme vetëm deri më 15 korrik, dhe vendet po mbushen shpejt!

















































