Ledi Shamku-Shkreli
Lexova reagimin e deputetit shqiptar në Parlamentin malazez, z. Nik Gjeloshaj të cilin e falenderoj me zemër, në lidhje me fjalorin e sapobotuar nga Akademia e Shkencave Malazeze. Profesionalizmi do që ta shihja me sy vetë atë faqe fjalori, e kështu i falem nderës gazetarit dhe mikut tim Simon Shkreli, për dokumentin dhe shqipërimin e saj. Përkthimin po e sjell këtu më poshtë:
1. ALBANIZACIJA – ( albanizimi) – imponim i gjuhës, kulturës dhe zakoneve shqiptare – duke pyetur ka dhënë disa përgjigje – në bazë të përvojës refugjatët ortodoksë sllavë nga territoret e Shqipërisë, të cilët kanë qenë para presionit sitematik të albanizimit, sidomos në periudhën pas Luftës së II-të Botërore.
2. Albaniziranje- ose- albanizirati.
3. Albanizirati – do thotë se edhe pse Malësorët (Malisori) janë albanizuar, e folura e tyre dallohet shumë nga standardi i gjuhës shqipe.
Tani: të moçmit e mi më kanë porositur gjithnjë që, kur jam e nxehur apo e fyer, të numëroj deri në 10, për t’i çelë rrugë arsyes. Dhe, unë i dëgjova e numërova. Mbetem e nxehur dhe thellësisht e fyer nga kjo faqe fjalori drejtuar etnisë sime shqiptare, por tash po më flet arsyeja. Dhe me plot arsye, si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, si Anëtare e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Kulturës, si studiuese e shqipes dhe historisë së saj dhe si shqiptare i kërkoj zyrtarisht Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, që në respekt të së vërtetës shkencore dhe të Konventave Evropiane të bashkëjetesës, ta tërheqë një orë e më parë këtë Fjalor nga qarkullimi, duke u kërkuar ndjesë shqiptarëve e duke ndrequr shtrembërimet e rënda në të.
Ç’do me thënë: “Malësorët (Malisori) janë albanizuar”?! Cilët qenkan këta refugjatë sllavë ortodoksë, banorë në trojet shqipfolëse të Malit të Zi, që paskëshin qenë sllavë të ikur nga Shqipëria sipas Akademisë e që më pas na qenkan albanizuar?!
Banorët e Ulqinit, Tivarit, Krajës, Plavës e Gucisë?! Shqiptarët e Ljarjes, Briskut e Shestanit, një pjesë e të cilëve migruan në Zarë, morën shqipen me vete dhe ende e flasin aty?! Shqiptarët që mbetën jashtë kufijve pas copëtimit të Shqipërisë e që do dekada më pas, pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të Diktaturës së Enver Hoxhës dhe mbylljes së kufijve tona, humbën edhe komunikimin me shtetin amë e u ndanë për së gjalli për plot 50 vjet, për këta malcorë shqiptarë e ka fjalën Akademia?!
Shqiptarët e Malit të Zi që ruajtën me thonj e me shpirt gjuhën dhe traditat edhe nën Jugosllavinë e Rankoviçëve e Milosheviçëve, kur të tretej boja birucave për një libër shqip, për këta shqiptarë e ka fjalën Akademia?!
Shqiptarët e Malit të Zi, të cilët para 10 vjetësh qenë faktori kryesor etnik, politik e social që Mali i Zi të fitonte pavarësinë, e që para do ditësh e kremtuan së bashku këtë pavarësi, për këta shqiptarë e ka fjalën Akademia?!
Shqiptarët që janë në trojet e veta qysh se ka diell e hënë, e për shkak të dhunës së dikurshme e harresës së tanishme (po, po, harresës nga ne për marren tonë), janë rrudhur në gjuhën e kulturën e tyre, por po shkrijnë kamje e skamje e gjithë sa kanë, si i nderti Shtjefën Ivezaj, për të mbajtur gjallë muzè e dëshmi shqiptare për brezat që vijnë?!
Sllavë të “albanizuar” në trojet dhe komunat shqiptare të Malit të Zi?! Në ato troje të quajtura historikisht Albania Veneta?! Aty ku edhe fshati ndarës quhet Kufin?!
Ky është turp akademik dhe fyerje jo e vogël e cila ka atë përmasë që nuk mund të quhet lajthitje, ngaqë vjen nga një Akademi dhe gjendet në një fjalor të sapobotuar.
Anakronizëm i shëmtuar shovinist, për të cilin besoja se një shtet fqinj me ne si Mali i Zi, që kërkon të integrohet në Evropën e të drejtave dhe të vërtetave, duhej ta kishte hedhur pas shpine si diçka të rrejshme e të dalë kohe.
Jemi një komb gjuhësor ne shqiptarët dhe shtrembërimet mbi gjuhën janë shtrembërime mbi kombësinë. Jemi vullnetmirë e paqësorë, por jo leshko të paditur e as gjunjëthyer.
Ndaj, i kërkoj Akademisë së Shkencave, që bashkë me ndjesën e duhur, të ndreq sa më parë këtë shëmti. Dhe, ndërkohë që pres reagimin e Akademisë malazeze, kam mbetur pa fjalë nga mosreagimi i Akademisë shqiptare, ndonëse e prita! Në fakt e kam pritur gjatë reagimin e Akademisë sonë të Shkencave, edhe për raste të tjera, por kësaj radhe rasti është siç thuhet, kokë për kokë, pra Akademi për Akademi. Çështja është albanologjike, për të cilën ekspertët nuk i mungojnë Akademisë. Madje, çështja është kombëtare dhe shkencore njëherësh. Akademia e Shkencave të Shqipërisë mjerisht nuk ka asgjë për të thënë. Vallë të jetë e zënë me zgjidhjen e dilemës së vet ekzistenciale “të jesh a të mos jesh”?
Heshtja e tashme përballë Akademisë malazeze konfirmon sërish se, për të ekzistuar, duhet të jesh. A është vallë Akademia jonë e Shkencave? Ku është? Po pres, uroj jo gjatë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Reagon miku i Mentor Palokajt: Raportimet për vdekjen nga mbidoza janë spekulime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës