Presidenti i Kinës, Xi Jinping, shpreson që shkolla më e madhe e futbollit në botë një ditë të jep frytet e saj dhe kështu vendi i tij të fitojë Kampionatin Botëror.

Me 2,500 studentë (lojtarë të rinj), 50 fusha të futbollit, kjo është një nga shkollat më të mira të futbollit në Kinë, nëse jo në botë.


160310110150 evergrande football school 4 exlarge 169 (Foto: CTV News)

Ajo është në pronësi të klubit Guangzhou Evergrande dhe ka kushtuar 149 milionë euro.

Lojtarët e rinj stërviten gjashtë herë në javë nga 24 trajnerë spanjoll, të cilët kanë ardhur në Kinë pas një partneriteti me Real Madridin dhe qëllimi i tyre është të bëjnë revolucion në futboll nga kjo shkollë.

C1Q6ByqW8AE5p0U Foto: FootballTalentScout/Twitter

Brenda saj ka edhe fusha të basketbollit, tenisit dhe volejbollit, një pishinë, librari dhe natyrisht një palestër që lojtarët të ushtrojnë.

Të gjithë e dimë që Superliga e Kinës njihet për transferimet e madha, por qëllimi i tyre është edhe të rrisin talentën e rinj në botën e futbollit.

Jashtë portës së qendrës stërvitore qëndron një kopje e trofeut të Kupës së Botës, kjo për t'i treguar të gjithëve se për çfarë stërvitën.

70e50de6586c6401c1a87628fd3ff62c Foto: CTV news

Qendra stërvitore është e shtrirë në 300 hektarë tokë dhe është ndërtuar në vitin 2012. /Telegrafi/

telegrafi sport app