Ajaxi është shembulli më i mirë i politikës së transferimeve dhe motos "blej lirë, shit shtrenjtë", diçka që është vërtet e vështirë për t'u arritur në futbollin e sotëm.

Këtë verë, Ajax realizoi një fitim prej 168 milionë eurosh nga shitja e pesë futbollistëve.

Antony, Lisandro Martinez, Sebastian Haller, Ryan Gravenberch dhe Perr Schuurs u shitën nga Ajax për një shumë totale prej 215.5 milionë euro këtë sezon.

Nëse ku informacion është shumë mbresëlënës, është edhe më mbresëlënës fakti që ata i sollën të pestë lojtarët për një total prej 47.5 milionë eurosh.

Ajax fitoi më së shumti nga Antony, 84 milionë euro. Anësori brazilian u soll nga Ajax për vetëm 16 milionë euro nga Sao Paulo dhe u shit te Manchester United për 100 milionë.


Antony –16 milionë euro nga Sao Paulo, shitet për 100 milionë euro te Manchester United.

MUFC ANTONY 509A9906 copy

Lisandro Martinez –  7 milionë euro nga Defensa y Justicia, shitet për 57 milionë euro te Manchester United.

Li

Sebastian Haller – erdhi për 22.5 milionë euro nga West Hami, shitet për 31 milionë euro te Borussia Dortmund.

G Haller Kabine bvbnachrichtenbild regular

Ryan Gravenberch – erdhi nga akademia e Ajax, shitet për 18.5 milionë euro te Bayern Munich.

16551368773319

Perr Schuurs – erdhi për 2 milionë euro nga Fortune Sittard, u largua për 9 milionë euro te Torino.

Fadn u1X0AE7dR2


/Telegrafi/

telegrafi sport app