Mesfushori holandez, Donny Van de Beek mund të bëhet shumë shpejt lojtar i ri i Real Madridit.

Gjatë të enjtes u raportuar se Mbretërit kanë kthyer interesimin e tyre për holandezin e Ajaxit.


Sipas mediave në Spanjë u raportua se drejtuesit e Real Madridit kanë bërë ofertë për Van de Beek në vlerë të 60 milionë eurove.

Tani, thuhet se oferta për mesfushorin holandez është vlerësuar e bollshme dhe është pranuar nga Ajaxi.

Është gazetari i njohur Marcelo Bechler, i cili e jep të kryer marrëveshjen dhe pret nënshkrimin e kontratës nga lojtari.

van de beek 1 Donny van de Beek (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

"Nga sa kam mësuar, tashmë ekziston një propozim i pranuar nga klubi dhe lojtari holandez".

"Van de Beek duhet të nënshkruajë kontratë për 5 ose 6 vjet në ditët e ardhshme", shkruan në postimin e Bechler në Twitter. /Telegrafi/

https://twitter.com/marcelobechler/status/1157214237611220992

telegrafi sport app