LAJMI I FUNDIT:

Air Foce One: 25 gjëra që mund të mos i keni ditur për aeroplanin më të mbrojtur dhe më të sigurt në botë

Air Foce One: 25 gjëra që mund të mos i keni ditur për aeroplanin më të mbrojtur dhe më të sigurt në botë

Ka shumë gjëra që nuk dini për Air Force One. Ndërsa ju mund ta keni një ide rreth aeroplanit presidencial, bazuar në filmin e Harrison Ford, Air Force One në fakt është më fantastik nga sa e kishit imagjinuar.

Lista përmban fakte interesante rreth AF1 duke filluar nga anekdotat për presidentët, statistikat që do ju habisin dhe një vështrim më të thellë në karakteristikat interesante që ky avion i pashembullt ka brenda tij.

Kjo listë faktesh rreth Air Force One jo vetëm që do t’ju informojë, por edhe do t’ju befasojë duke ju bërë me dije shumë gjëra rreth avionit të presidentit të SHBA-ve. Më poshtë është një listë me fakte zbavitëse rreth AF1 dhe detaje të tjera interesante.


Ekziston një mini spital në aeroplan.

Janë tre kate me 1220 metra katrorë.

Ndonjëherë shoqërohet nga një aeroplan tjetër “Doomsday Plane”

Shpejtësia e tij mund të arrijë 650 milje në orë.

Mund të furnizohet ndërkohë që është në fluturim.

Mund t’i mbijetojë shpërthimit të një rakete.

Ka dy kuzhina nga të cilat mund të ushqehen 100 njerëz.

Ka 85 telefona.

Administrata e presidentit Ford kontrabandonte birrën Coors.

Në vitin 1959, ishte i pajisur si një aeroplan “spiun”.

Është Qendër Komandimi lëvizëse gjatë sulmeve terroriste.

Presidenti Regan e mbushi plot me “Jelly Beans”.

Pothuajse 100 persona mund të mbahen në bord.

Udhëtarët duhet të ulen në ndenjëset që u janë caktuar.

Mbi 660 milionë dollarë u shpenzuan për prodhim e tij në fillim.

Bush miratoi krijimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare gjatë një fluturimi.

Presidenti Klinton dëgjonte muzikë xhaz në bord duke përdorur altoparlantë të fuqishëm.

Një orë përdorimi kushton 56 mijë dollarë

Nuk ka kufizim për distancën e fluturimeve

Avioni ka rreth 386 km kabllo në sistemet e tij

Presidenti Bush ndaloi përdorimin e brokolit në aeroplan.

Dikur gazetarët shihnin filmin “Fargo” në bordin e avionit

Ka gjithmonë një mjek në bord.

Presidenti Klinton preu flokët në bord, ndërkohë që pasagjerët prisnin në aeroportin e “LAX”-it.

Shërbimi i kontrollit të trafikut ajror nuk ka kurrfarë kontrolli mbi këtë aeroplan./tvklan

Në trend Botë

Më shumë
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Bosnja
Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Evropa
Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Evropa
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kalo në kategori