Ai ka shënuar 101 gola më kombëtaren – këto janë 10 perlat e Cristiano Ronaldos të shënuara me fanellën e Portugalisë

Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në nivelin kombëtar, pasi edhe në moshën 35 vjeçare vazhdon ta mbajë Portugalinë mbi supe.
Portugezi është futbollisti i parë që arrin 100 gola me ekipin e tij kombëtar.
Dygolëshi ndaj Suedisë i dërgoi shifrat e tij në 101 gola me Portugalinë dhe shumë prej janë ishin vepra arti të denja për muzetë e futbollit.
Gërshërë, parabola, me kokë, nga goditjet e dënimit, nga afër, nga larg, thjeshtë të pandalshme kanë qenë golat e tij.
CR7 i ka shënuar të gjitha llojet e golave me fanellën e vendit të tij.
Më poshtë janë 10 më të mirët, shumë nga to momente të paharruara.
1. Me kokë ndaj Republikës Çeke (Euro 2012)
2. Het-trik që shpëtoi ekipin në play-off ndaj Suedisë (Kualifikimet për Botëror 2014)
3. Goditje e pandalshme ndaj Armenisë (Kualifikimet për Euro 2016)
4. Gol me thembër ndaj Hungarisë (Euro 2016)
5. Raketa me të majtën dhe të djathtën ndaj Hungari (Eliminatoret për Botëror 2018)
6. Gërshërë dhe akrobacion ndaj Ishujve Faroe (Eliminatoret për Botërore 2018)
7. Direkt nga goditja e dënimit ndaj Spanjës (Kupa e Botës 2018)
8. Parabolë prefektë ndaj Luksemburgut (Kualifikimet për Euro 2020)
9. Het-trik ndaj Zvicër (Gjysmëfinalja në Ligën e Kombeve 18-19)
10. Goli i 100-t nga goditja e dënimit ndaj Suedisë (Liga e Kombeve 20-21)
/Telegrafi/



















































