LAJMI I FUNDIT:

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ronaldo Nazario da Lima i njohur vetëm si Ronaldo u pyet në vendin e tij, Brazil, në lidhje me pretendimin e Cristiano Ronaldos muaj më parë se ai e sheh veten si lojtari më i mirë në histori.

‘Fenomeni’ e vlerësoi sulmuesin portugez, por nuk u pajtua me vlerësimin e tij, duke ndarë mendimet e tij për këtë çështje.

Kur u pyet nëse beson se është pas Ronaldos dhe për renditjen e tij, pronari i Real Valladolid u përgjigj me një vërejtje të mprehtë.


“Epo, nuk më pëlqen të futem në këto gjëra, por njerëzit kanë shumë vetëbesim… Unë do të preferoja që njerëzit të flasin për performancën time, atë që bëra… në vend që unë të flas për veten time”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

Di Maria i përgjigjet Ronaldos dhe i tregon pse nuk është lojtari më i mirë në botë
Lexo po ashtu Di Maria i përgjigjet Ronaldos dhe i tregon pse nuk është lojtari më i mirë në botë

Më pas, ish njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, vlerësoi reprezentuesin portugez.

“Ai ka një histori fantastike, apo jo? Ai ka fituar gjëra të mrekullueshme, ka shënuar gola në të gjitha mënyrat, duke përfshirë edhe ndryshimin e pozicionit pasi ka luajtur edhe si sulmues anësor edhe si qendërsulmues. Kjo nuk është e lehtë”.

“Ai është ndër më të mirët në histori, por më i miri, nuk e di… Jo, nuk jam dakord. Unë e respektoj mendimin e tij, por për mua, ai është ndër më të mirët. Do të thosha në top 10”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gara për “Këpucën e Artë” - Lewandowski i bën presion Salahut

Gara për “Këpucën e Artë” - Lewandowski i bën presion Salahut

La Liga
City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

La Liga
Xherdan Shaqiri me gol dhe asistimm, kthen Baselin te fitorja

Xherdan Shaqiri me gol dhe asistimm, kthen Baselin te fitorja

Ligat tjera
Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

La Liga
Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze

Premier League
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori