"Ai më dha bekimin e tij": Zola i jep leje Caicedos për të veshur fanellën me numër 25 që ishte në pension te Chelsea

Moises Caicedo do të veshë numri 25 te Chelsea, pasi ka kompletuar transferimin nga Brighton.
Ky numër ishte pensionuar për njëzet vjet për nder të legjendës së bluve, Gianfranco Zola.
Por Caicedo e ka pyetur italianin magjik, i cili ka dhënë bekimin e tij për ta bartur mesfushori këtë numër te Chelsea.
"Jam shumë krenar që vesh këtë numër. Kam folur me Gianfranco Zola dhe ai më jep bekimin e tij, e di se sa do të thotë ky numër”.
"Zgjodha këtë numër sepse do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Dua të krijoj shumë kujtime me këtë numër të shpinës sime", ka thënë Caicedo.

Nga
Telegrafi
16/08/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































