LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti – Wahl: Vazhdimi i rrugës europiane garancë e sigurisë dhe stabilitetit rajonal

Ahmeti – Wahl: Vazhdimi i rrugës europiane garancë e sigurisë dhe stabilitetit rajonal

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka realizuar takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në vendin tonë, Kilian Wahl.

Në fokus të bisedës mes tyre ka qenë momentumi politik në të cilin ndodhet vendi dhe mbarë rajoni i Ballkanit Perëndimor për të përshpejtuar hapin e eurointegrimit, rëndësia e ndërmarrjes së vendimeve të duhura proeuropiane që do të përforcojnë edhe themelet e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Në këtë kontekst, kreu i BDI-së Ahmeti ka njoftuar ambasadorin Wahl mbi përcaktimet e palëkundshme të subjektit që ai drejton, siç janë: përfundimi i procesit të skriningut, miratimi i ndryshimeve kushtetuese, mbajtja e konferencës së dytë ndërqeveritare me BE-në, hapja e kapitujve dhe kontinuiteti në realizimin e reformave të nevojshme.


Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mirë janë korniza tashmë e definuar e hapërimit progresiv të vendit, nga e cila nuk duhet devijuar për asnjë çast të vetëm.

Sa u përket zgjedhjeve, Ahmeti ka potencuar se BDI është e përgatitur për mbarëvajtjen e tyre në çdo kohë dhe se është jashtëzakonisht e rëndësishme që në fokusin e çdo lëvizje politike në vend të jetë përcaktimi strategjik i integrimit në Bashkimin Europian e jo kalkulimet për pikë të ulëta politike me vendosjen e stërkëmbëzave në këtë rrugë që është shtegu ynë i vetëm i përparimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori