Ahmeti: Pushka ka hije në luftë, e fjala në kuvend

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë nga Komuna e Bogovinës ka thënë se partia që ai e drejton ''nuk e premton parajsën siç bëjnë disa parti tjera'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
''Disa politikanë premtojnë parajsë, por vetëm me fjalë. Kinse këto forca do t’i çliruakan shqiparët nga ‘kthetrat’ dhe ‘roberia’ e BDI-së. Duhet të jemi të kujdesshëm se ‘arusha e bardhë’ nuk rri rehat. Përcaktimi i shqiptarëve është Perëndimi e jo Lindja, pasi shqiptarët duan të jetojnë të lirë dhe pa kufi. Shqiptaret nuk duhet te bien pre e fjalëve e boshe. Pushka ka hije në luftë, e fjala në kuvend'' tha mes tjerash Ahmeti./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































