LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti pas rrëzimit të Qeverisë: ​Kushdo që mori pjesë në krizën politike meriton karantinë

Ahmeti pas rrëzimit të Qeverisë: ​Kushdo që mori pjesë në krizën politike meriton karantinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas rënies së Qeverisë Kurti, ka paralajmëruar se që nesër do të fillojë planifikimin për intervenimin ekonomik në kryeqytet dhe se do të punojë me të gjithë, pavarësisht përkatësisë politike.

Ai ka thënë se kushdo që mori pjesë në krizën politike e meriton të qëndrojë në karantinë deri në përfundim të pandemisë së coronavirusit të ri.


“Qeveria kufizoi lëvizjen, presidenti e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi rrëzoi qeverinë. Përderisa presim Gjykatën Kushtetuese, janë 10 interpretime si vazhdohet tutje. Pasiguri totale në kohë kur njerëzit janë të ngujuar në shpi tu këqyr lajme. 71 raste. Bizneset për toke. Plan të mirë ende jo.Kushdo që ka marr pjesë në këtë krizë politike meriton karantinë deri të kryhet pandemia”, ka shkruar ai.

Më tej Ahmeti ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar në këtë betejën me COVID19, me cilëndo parti pa dallime.

“E tjerët duhet të angazhohen për luftë. Kena me i harru këto fjalime të sodit në qoftë se nuk fokusohemi në këtë betejë.

Që nesër fillojmë planifikimin për intervenimin ekonomik në Prishtinë. Jam i gatshëm të punojë me gjithsecilin pa marr parasysh përkatësinë politike. Jam i gatshëm të kontribuojmë në çfarëdo beteje të nivelit qendror me pandeminë”, ka shkruar Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori