LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti në Besi: Zotimet tona për mandatin e radhës janë zotime të realizueshme

Ahmeti në Besi: Zotimet tona për mandatin e radhës janë zotime të realizueshme

Banorët e fshatit Besi u mblodhën për të pritur kryetarin e Komunës Shpend Ahmeti, bashkë me nënkryetarin e Lëvizjes Dardan Sejdiu.

Kryetari Ahmeti tha se fshati Besi është nga fshatrat që e ka vërejtur për së afërmi mirëqeverisjen e VETËVENDOSJE!-s, ku përveç intervenimeve infrastrukturore dhe shtrirjes së rrjetit të ndriçimit publik, është hapur edhe çerdhja me bazë në komunitet që iu shërben të gjithë banorëve të këtij fshati.

“Zotimet tona për mandatin e radhës janë zotime të realizueshme. Nuk janë premtime sa për të marrë votë, por zotime që na obligojnë për sa më shumë punë, në mënyrë që ta kemi vazhdimësinë e mandatit të parë. Prishtinën e stabilizuam, çrrënjosëm krimin dhe korrupsionin nga komuna, dhe i hapëm rrugë zhvillimit”, tha Ahmeti.


Nënkryetari i VETËVENDOSJE!-s Dardan Sejdiu tha se jemi 7 ditë larg rikonfirmimit të mandatit të dytë të Lëvizjes në Prishtinë.

“Më 22 tetori rikonfirmohet fitorja që e kemi parë më 11 qershor. Është e rëndësishme të fitojmë pa balotazh. Kjo sepse i lëmë vetes hapësirë për t’iu ndihmuar qyteteve tjera ku VETËVENDOSJE! shkon në balotazh. Fitorja pa balotazh në Prishtinë, nënkupton fitore në secilën komunë ku shkojmë në balotazh. VETËVENDOSJE! është i vetmi subjekt që në Kuvendin e Republikës ka përfaqësim nga secili regjion. Logjika e njëjtë është edhe në Kuvendin Komunal, që të kemi përfaqësim nga secila pjesë e Prishtinës”, tha Sejdiu.

Në trend

Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Evropa
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Amerika
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori