LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti nderon dëshmorët e Prishtinës, në emër të familjarëve që nuk mund të bëjnë homazhe në këtë ditë

Ahmeti nderon dëshmorët e Prishtinës, në emër të familjarëve që nuk mund të bëjnë homazhe në këtë ditë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, ka vendosur kurora lulesh tek Varrezat e dëshmorëve në emër të të gjitha familjeve të dëshmorëve dhe shoqatave të dala nga lufta.

Këtë e ka bërë për shkak se në kohë pandemie, këtë vit askush nuk mund të bëj homazhe te Varrezat e Dëshmorëve.


Kështu bëri të ditur vet Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera shkroi se ka vënë edhe tek varri i babit të kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastratit.

“Sot, në kushte normale do të ishim me familjet e dëshmorëve dhe shoqatat e dala nga lufta për të nderuar dëshmorët e Prishtinës në ditën e tyre. Por në kushte pandemie, ata nuk mund të jenë në homazhe. Por në emër të familjeve e shoqatave, e në emër të Komunës, respektuam më të dashurit tonë. Respekt e përulje të përjetshme! Qëndron Kastrati, e di që je i zënë me pandemi në Dardanë. Në emër tëndin e të familjes, vendosa një lule te varri i babait tënd!”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori