Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka reaguar, duke vlerësuar tërësisht të papranueshme gjuhën ofenduese të zyrtares së Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, Anita Xhabiri dhe kërcënimet nga bashkëshorti i saj në drejtim të dy gazetarëve të Gazetës Express.
Përmes një komunikate për medie, AGK-ja ka thënë se “Gjuha e tillë denigruese nga zyrtarja e komunës dhe kërcënimi i bërë në drejtim të gazetarëve nga bashkëshorti i saj është tërësisht e papranueshme dhe e cenon lirinë e shprehjes dhe medieve”.
“AGK-ja u bën thirrje zyrtarëve publikë që ta njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të distancohen nga ofendimet dhe kërcënimet në drejtim të tyre. Teksa, për çfarëdo padrejtësie që mendojnë se iu bëhet t’i drejtohen organeve kompetente”, thuhet në komunikatë.
Anita Xhabiri, të shtunën ka ofenduar një gazetare, pasi ajo ka kërkuar qëndrim të Drejtorisë së Arsimit, pas raportimeve se një nxënëse e klasës së parë është abuzuar seksualisht nga disa nxënës të tjerë.
“A bën më ditë, a e di çfarë dite është sot. Edhe? Çfarë rasti i jashtëzakonshëm prej gazetës po thirr të shtunën? A je normal ti? Kurrë ma mos gabo me thirr në këtë numër. Hiç kurrë. Budallica e thiut”, janë fjalët me të cilat i është drejtuar Xhabiri gazetares sipas raportimeve të Gazetës Express.
Pas publikimit të lajmit për ofendimin e bërë, raportohet se redaksia e Gazetës Express të shtunën ka pranuar një telefonatë kërcënuese nga bashkëshorti i Xhabirit. Ai ka kërkuar që të largohet lajmi për bashkëshorten e tij, ku ka kërcënuar se nëse një gjë e tillë nuk bëhet, gazetarët do të kenë punë privatisht me të.
“E hek lajmin, une jom tu shku në polici, po nuk e hek lajmin, përveç policisë ki punë personalisht me mu. Ti ki problem me familjen tem, sjelljet apo çkado qoftë që ti shkrun, e hani m*t, atë ki problem. Kur te thirrësh gruan tem, ki problem me mu. Nuk o tu m’hangër për çka je tu e thirrë grun tem, ti je tu e thirrë gruan tem, për informata zyrtare shko n’rrotë t’samës. Këtë që e ke publiku ki qasje private me mu, jo zyrtare. E largon, unë po shkoj në polici edhe po vi te ju edhe e zgjidhim rastin menjëherë, a u kuptum?”
Pas raportimit të rastit në polici, gazetari i Gazetës Express është intervistuar në cilësinë e viktimës.
Teksa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti sipas viktimës mashkull kosovar përmes telefonit e ka kanosur viktimën i cili është gazetar. I dyshuari ka mohuar se e ka kanosur, por vetëm ka kërkuar që të fshihet një shkrim që ka të bëjë me bashkëshorten e të dyshuarit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje