LAJMI I FUNDIT:

AGK shpreh shqetësim me sjelljen dhe veprimin e policisë ndaj gazetares Tatjana Llazareviq

AGK shpreh shqetësim me sjelljen dhe veprimin e policisë ndaj gazetares Tatjana Llazareviq

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) me shqetësim ka pranuar lajmin se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare është ndaluar dhe është dërguar në stacion të Policisë, gazetarja Tatjana Llazareviq nga portali “Kossev” në veri të Mitrovicës.

Kjo ka ndodhur pavarësisht faktit se me vendim të Qeverisë së Kosovës ndalesat e qarkullimit nuk vlejnë për gazetarët dhe se ata janë të lirë ta kryejnë punën e tyre në çfarëdo kohe.


Sipas AGK, rastin e ka konfirmuar vetë gazetarja, përkatësisht redaktorja e këtij portali, Tatjana Lazareviq. Ajo ka treguar se, kishte dalë në terren për realizimin e një storie në shtëpinë e Shëndetit në Zveçan. Edhe pse ua ka dëshmuar policëve ID-n, ashtu siç e kërkojnë udhëzimet e qeverisë së Kosovës, gazetarja është dërguar në stacion me arsyetimin se në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, ndalohet lëvizja pas orës 12:00.

Policia e Kosovës arreston redaktoren e portalit Kossev në veri
Lexo po ashtu Policia e Kosovës arreston redaktoren e portalit Kossev në veri

Pas intervistimit Lazareviq është liruar.

Llazareviq, edhe dy ditë më herët është penguar gjatë ushtrimit të detyrës nga anëtarët e të ashtuquajturit shtab i të krizës në veri të Mitrovicës, për shkak të transmetimit të drejtpërdrejtë të konferencës rreth gjendjes së pandemisë COVID-19.

“Ky është një tjetër sulm në një seri presionesh ndaj gazetarëve të portalit tonë dhe përpjekjeve për të parandaluar kryerjen e detyrave gazetareske. Pavarësisht se me këmbëngulje po i tregoja policisë së Kosovës ID-n e mediumit tim, duke përmendur edhe vendimin e qeverisë së Kosovës, përkatësisht njoftimin se një gazetar është i detyruar t’i tregojë ato, kjo nuk më ndihmoi mua për ta shmangur ndalesën”, ka thënë Llazareviq.

Ndalja dhe pengimi i gazetarëve përderisa ata janë në krye të detyrës, paraqet trysni jo vetëm ndaj punës së tyre por edhe ndaj lirisë së shprehjes. Kjo, po ashtu është edhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

AGK rikujton se, gazetarët dhe ekipet përcjellëse, mund të vazhdojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të rregullt, në përputhje me urdhëresat të cilat tashmë janë në fuqi. Gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punëtorët medial duhet që gjatë gjithë kohës të mbajnë me vete I.D. e tyre të punës, të cilat dëshmojnë angazhimin e tyre profesional.

Njëherësh, AGK kërkon nga organet kompetente që menjëherë të zbardhen arsyet e kësaj ndalese të jashtëligjshme dhe njëherësh të ndërpriten presionet ndaj gazetarëve të portalit “Kossev”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori