AGK: Linçimet e Kurteshit dhe Hoxhës ndaj Adriatik Kelmendit, të rrezikshme për lirinë e shprehjes

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një reagimi publik kanë theksuar se linçimet publike të bëra nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Elvis Hoxha, ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi, për AGK-në janë tejet shqetësuese dhe paraqesin cenim të integritetit personal dhe profesional ndaj gazetarëve.
AGK ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që t'i bëjë thirrje partisë së tij të distancohet nga linçimet e tilla të rrezikshme për demokracinë.
"Kjo nuk është hera e parë kur zyrtarë partiakë linçojnë gazetarë, autorë e drejtues mediesh, duke pretenduar që tu tregojnë edhe si duhet ushtruar profesioni i tyre. Ne si Asociacion i Gazetarëve te Kosovës, u bëjmë thirrje zyrtarëve të LVV-së që t’i ndërpresin këto praktika të linçimit, me tendencë të frikësimit të gazetarëve. Veprimet e tilla dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovës kur në pyetje është liria e shprehjes dhe liria e gazetarëve për ta ushtruar profesionin e tyre", thuhet në reagim.
Reagimi i AGK-së:"Në një postim të z. Kurteshit, pyetjet e shumë gazetarëve ndaj Kryeministrit cilësohen si policore, por jo politike. “Kjo është e frikshme, sepse dëshmon për edukimin e tyre profesional” – ka shkruar Kurteshi në kohën kur po transmetohej intervista e kryeministrit Albin Kurti në Rubikon të KTV-së.





















































