Raporti “Harta mediatike dhe Ballafaqimi me të Kaluarën”, i hulumtuesve Getoarbë Mulliqi, Abit Hoxha dhe Milan Spirovski, u publikua sot në ngjarjen e përbashkët të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe forumZFD në Kosovë.
Në këtë raport është folur për kompleksitetin dhe diversitetin e peizazhit mediatik në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku gjithashtu është theksuar nevoja për lirinë e shtypit, transparencën dhe miratimin e standardeve profesionale.
Hulumtuesja Mulliqi tha se në Kosovë mjedisi mediatik është pluralist, me penetrim të lartë të internetit dhe një treg vibrant mediatik të përqendruar kryesisht në kryeqytet.
Megjithatë, konteksti historik vendor, ndërhyrjet ndërkombëtare dhe ndihmat e pasluftës kanë ndikuar në këtë peizazh mediatik.
Ndërsa, sa i përket Maqedonisë së Veriut, sfida më të mëdha u identifikuan në rënien e të ardhurave, si dhe ndikimin politik.
“Ashtu si në Kosovë, edhe në Maqedoninë e Veriut gazetarët e kuptojnë rëndësinë e mbulimit objektiv të temave të ndjeshme dhe shmangies së sensacionalizmit, por ata përballen me sfida emocionale dhe etike. Mediat duhet të sigurojnë ndjeshmëri në qasjen e tyre dhe të japin paralajmërime kur është e nevojshme”, u shpreh ajo.
Në këtë event, u prezantua edhe Manuali për Raportimin e Përgjegjshëm të Ballafaqimit me të Shkuarën, nga menaxherja e projektit, Vjollca Islami Hajrullahu.
Ndryshe, një tryezë diskutimi me temën e njëjtë e përmbylli këtë event.
Tryeza u udhëhoq nga gazetarja, Gresa Bardhecaj, ndërsa pjesëmarrës ishin Besa Luci (Kosovo 2.0), Serbeze Haxhijaj (RTK), Muhamet Hajrullahu (Telegrafi), si dhe Remzije Shahini – Hoxhaj (profesoreshë, UP).
Raportin “Harta mediatike dhe Ballafaqimi me të Kaluarën” në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, mund ta gjeni në këtë link. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri