LAJMI I FUNDIT:

AGK dënon gjuhën e zëvendësministrit Dugolli ndaj gazetarëve 

AGK dënon gjuhën e zëvendësministrit Dugolli ndaj gazetarëve 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) me shqetësim ka reflektuar mbi gjuhën e përdorur në një status të fundit të zëvendësministrit në detyrë të Mbrojtjes dhe anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

Sipas AGK-së me datë 8 maj, Dugolli ka shkruar një status të tillë në rrjetin e tij personal social Facebook – “Piskamat shterruese e dëshpëruese të disa “gazetarëve” për të krijuar me çdo kusht viktimën, përveçse të gërditshme janë edhe ofenduese. Është e pakuptueshme kur mediumi bie në gracka të tilla për të krijuar më çdo kusht “viktimën plitike” madje duke i kushtuar transmetim direkt nga Stacioni i Policisë… Krijohet përshtypja se kushedi se ç’farë krimi i madh mund të ketë ndodhur… Gazetari se jo mahi…”

AGK e dënon fuqishëm përdorimin e një gjuhe të tillë, sidomos kur ajo vjen nga një individ që mban post kaq të respektuar, fjala e të cilit ka ndikim dhe i jep formë edhe mendimit të opinionit publik.


Gazetarët kanë të drejtë të raportojnë, dhe është detyrë e tyre e shenjtë që ky raportim të ndodhë, e të mos fshihet e manipulohet si i tillë. Gazetarët nuk performojnë ‘piskama’, ata mbulojnë ngjarje e zhvillime të ndryshme gjatë ditës, dhe rasti të cilit i është referuar Dugolli, nuk do të duhej të lihej në terr mediatik, siç pretendon ai.

AGK fton zyrtarët politikë dhe partitë e tyre politike të distancohen nga qëndrime të tilla të cilat vetëm sa e minojnë më shumë punën e gazetarëve në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori