LAJMI I FUNDIT:

Agjenti: Neymarin e doja te Reali, por ai donte Barçën  

Agjenti: Neymarin e doja te Reali, por ai donte Barçën  

Ish-agjenti i Neymarit, Wagner Ribeiro ka zbuluar se ai donte që braziliani të bënte një transferim në Real Madrid në vitin 2013.

Ribeiro ka theksuar se Neymar kërkohej nga Reali dhe Chelsea, përveç Barcelonës, dhe ylli i Santosit madje kaloi edhe testet mjekësore Mbretërit përpara se të vendoste për të shkuar në Camp Nou.

“Kam dërguar oferta nga Chelsea dhe Real Madrid në Santos”, ka thënë fillimisht Ribeiro për UOL Esporte.


Neymar shpreson që Barça ta transferojë Paulinhon
Lexo po ashtu Neymar shpreson që Barça ta transferojë Paulinhon

“Një ofertë nga Barcelona shkoi drejtpërdrejt te babai. Doja që ai të shkonte në Madrid, e kam thënë gjithmonë”, përcjell Telegrafi.

“Ekonomikisht, oferta e Realit ishte më e mirë për Santosin dhe akoma më mirë për lojtarin. Por, ai vendosi të shkojë në Barcelonë sepse ata ishin ekipi i zemrës së tij”.

Vlera e futbollistëve: Neymar më i vlefshmi, Messi në vend të katërt e Ronaldo në vend të 11 (Foto)
Lexo po ashtu Vlera e futbollistëve: Neymar më i vlefshmi, Messi në vend të katërt e Ronaldo në vend të 11 (Foto)

Ribeiro nuk është më agjent i Neymar pasi babai i lojtarit, Neymar Santos Sr, mori përsipër këto detyra.

Neymar së bashku me ish-agjentin Riberio

“Unë kam qenë agjenti i tij nga mosha 12 vjeçare dhe i kam bërë dy kontrata me Santosin, por kur ai u rrit, babai i tij mori kontrollin e çdo gjëje nëpërmjet kompanive të tij”.

“Unë nuk jam më agjent i Neymarit, është babai i tij, por është e vërtetë që ne jemi duke punuar së bashku, sepse jemi afër”, përfundoi agjenti brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori