LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Kramaric thotë se Milani e do futbollistin kroat

Agjenti i Kramaric thotë se Milani e do futbollistin kroat
Andrej Kramaric (Foto: Laszlo Szirtesi/Getty Images/Guliver)

Agjenti i Andrej Kramaric ka konfirmuar se Milani është i interesuar në transferimin e sulmuesit të Hoffenheimit, derisa Zvonimir Boban po ndikon në marrëveshje.

Sulmuesi kroat kishte paraqitje fantastike në sezonin që lamë pas, duke shënuar 22 gola për skuadrën gjermane, e cila përfundoi në mesin e tabelës.

Vincenzo Cavaliere ka thënë se 27-vjeçari është rrugës për t’u larguar nga Hoffenheimi, sidomos pas interesimit të Milanit.


Andrej Kramaric (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

“Kramaric ka zgjuar interesimin e Milanit, por edhe disa klubeve të tjera evropiane, pasi që është shndërruar në një lojtar që shënon shumë gola”, ka thënë agjenti i kroatit.

“Në Gjermani, ai është në mesin e sulmuesve që kanë shënuar më së shumti gola në dy sezonet e fundit, edhe pse nuk luan për Bayern Munichun apo Borussia Dortmundin”.

Milani po mendon t'i shesë Castillejon dhe Laxaltin
Lexo po ashtu Milani po mendon t'i shesë Castillejon dhe Laxaltin

“Rossonerët aktualisht kanë angazhuar Bobanin, bashkëkombësin e Kramaric, andaj do të shohim nëse do të realizohet marrëveshja”, ka shtuar më tej Cavaliere.

Nëse Milani arrin ta transferojë sulmuesin kroat nga Hoffenheimi, atëherë do të paguajnë rreth 30 milionë euro për shërbimet e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori