Agjenti i Calhanoglut konfirmon përfundimisht të ardhmen e mesfushorit turk

Agjenti i Hakan Calhanoglut i hodhi poshtë spekulimet mbi të ardhmen e tij, duke zbuluar se nuk kishte ‘asnjë ofertë’ nga Galatasaray apo Fenerbahce. Fluturimi drejt Stambollit nxiti thashetheme intensive se dy klubet i ishin dhënë 24 orë për të zhvilluar negociata me lojtarin dhe për të bërë një ofertë zyrtare ndaj Interit. Në vend të kësaj, agjenti Gordon Stipic-Ëipfler bëri të qartë se të gjitha ato lajme në media për këto lëvizje ishin thjesht spekulime pa asnjë bazë reale për një transferim. “Mund të them se nuk janë zhvilluar biseda për transferimin e Hakanit me klubet e përmendura dhe thashethemet që kanë dalë”, tha ai për TRT Spor. “Nuk kemi biseduar me Fenerbahcen. Këto thashetheme nuk kanë asnjë bazë. As me Galatasarayn nuk jemi takuar. Hakan do të luajë për Interin këtë sezon”. “Është i lumtur në Inter. Pas pushimeve do të ketë biseda, ne do të trajtojmë situatën profesionalisht”.

Tani agjenti i tij ka sqaruar se, megjithëse ka një simpati të madhe për idenë e ardhjes te Galatasaray, kjo kurrë nuk ka qenë më shumë se një ëndërr e kotë. “Hakan është me origjinë turke, prandaj natyrisht të gjithë ne duam të përfaqësojmë klubet që kemi mbështetur që në fëmijëri. Nuk mund ta fsheh që Calhanoglu ka një dashuri të madhe fëminore për Galatasarayn. “Gjithashtu, ashtu si Fenerbahce, Galatasaray është një ekip i njohur dhe i nivelit të lartë në Evropë. Megjithatë, nuk ka pasur oferta. Sipas informacioneve të mia, Galatasaray ka plane të tjera", përfundoi ai./Telegrafi/


















































