Agjencia Kundër Korrupsionit njofton se nga gjithsej 4,892 e numrit të zyrtarëve të lartë publik, deklarimin vjetor të pasurisë e kanë bërë gjithsej 4,783 prej tyre.
Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, procesi i deklarimit të pasurisë të zyrtarëve të lartë publik ka përfunduar me 31 mars 2021.
“Nga numri i përgjithshëm prej 4,892 të zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4,783 zyrtarë të lartë publikë kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 56 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 28 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ose kanë deklaruar pas afatit, me arsyet e cekura ndërsa 25 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, thuhet në njoftimin e AKK-së, përcjell Telegrafi.
Përveç deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, me ndryshimet që kanë ndodhur në institucionet publike, këtë vit, AKK ka pranuar një numër të konsiderueshëm të formularëve të deklarimit të pasurisë me rastin e marrjes së detyrës zyrtare si dhe me rastin e përfundimit të detyrës zyrtareve.
Marr parasysh intensitetin e shtuar të punës, situatën e paraqitur nga pandemia COVID-19, si dhe formularët e deklarimit të pasurisë të pranuar në email adresa të ndryshme të AKK-së, me qëllim të evitimit të gabimeve apo lëshimeve eventuale, AKK ju bën thirrje zyrtarëve të lartë publik që janë të përfshirë në listat e publikuara, nëse kanë ndonjë shqetësim për informatat e publikuara, të kontaktojnë agjencinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë