LAJMI I FUNDIT:

Agjencia evropiane për barna: Nevojiten dy doza të vaksinës për mbrojtje kundër variantit Delta të COVID-19

Agjencia evropiane për barna: Nevojiten dy doza të vaksinës për mbrojtje kundër variantit Delta të COVID-19

Agjencia evropiane për barna (EMA), ka njoftuar sot se dy doza të vaksinave anti-COVID nevojiten për mbrojtje nga varianti Delta, që është shumë ngjitës dhe për shkak të cilit në shumë vende ka filluar vala e re e coronavirusit.

“Rezultatet preliminare tregojnë se dy dozat e vaksinës anti-COVID, nevojiten që të ofrojnë mbrojtjen adekuate nga varianti Delta”, thuhet në kumtesën e EMA-së, transmeton Telegrafi.

EMA ka theksuar se është shumë e rëndësishme që vendet e ndryshme, të përshpejtojnë fushatën e vaksinimit dhe të porosisin dozat e tjera, me qëllim që të pamundësohet shfaqja e variantit të ri kudo që është e mundur.


Agjencia evropiane beson se ekzistojnë dëshmi të mira shkencore, që kombinimi i dy dozave të vaksinave anti-COVID nga prodhues të ndryshëm, “janë të sigurta dhe efikase” në luftën kundër coronavirusit.

“Kjo strategji i mundëson banorëve të jenë më mirë dhe më shpejtë të mbrojtur”, thuhet ndër tjera në kumtesën e EMA-s, duke theksuar se është ende “herët” të thuhet nëse në të ardhmen do të ketë nevojë për doza shtesë.

“Akoma nuk ka të dhëna të mjaftueshme nga fushata e vaksinimit dhe studimi i asaj se sa duhet të zgjasë mbrojtja nga vaksina”, thuhet ndër tjera në agjenci.

EMA ka ripërsëritur që të gjitha vaksinat e autorizuara për përdorim në vendet e BE-së, Pfizer, Moderna, AstraZeneca ofrojnë “mbrojtje të lartë” nga të gjitha variantet që aktualisht po qarkullojnë nëpër Evropë, e në veçanti kur bëhet fjalë për simptoma të theksuara dhe hospitalizomë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori