LAJMI I FUNDIT:

Agim Elshani: Investova në futboll e nuk përfitova, mirëpres nismat për rithemelimin e KF Besa

Agim Elshani: Investova në futboll e nuk përfitova, mirëpres nismat për rithemelimin e KF Besa

Ish-kryetari i ish-K.F. Besa Pejë, Agim Elshani në një intervistë për KosovaPress flet për sukseset në klubin futbollistik Besa, në periudhën 2003-2007, kur u bënë tri herë radhazi kampion. Derisa tregon për frymën e mirë që mbizotëroi në tërë klubin, Elshani flet me dhimbje për shuarjen dhe privatizimin e klubit.

Ish-kryetari Elshani thekson se në futboll ka dhënë kontributin e tij.

“Unë në futboll nuk kam qenë për para, përkundrazi unë paratë i kam dhënë për futbollin”, nis të tregon ai në intervistën me shkrim për KosovaPress.


Klubi futbollistik Besa nga Peja gjatë viteve 2003-2007 kishte marrë katër tituj, tre të kampionit të Kosovës si dhe një herë fitues i Kupës së Kosovës. E për çelësin e këtij suksesi tregon ish-prijësi i klubit.

“Padyshim që suksesi i asaj kohe është më i madhi për KF Besa e cila tani fatkeqësisht nuk ekziston më. Çelësi ishte tek fryma gjithëpërfshirëse që krijuam rreth klubit. Ne të gjithë veteranët e futbollit, gjithë njerëzit që e donin futbollin i afruam dhe i mbajtëm afër në qëllimin që klubin ta kthejmë në një klub kampion. Mendoj se një qytet e kishim afër dhe pranë nesh. Kjo ishte thelbësorja ndërsa arsye tjetër ishte puna profesionale që bënin në klub kur afruam profesionistët më të mirë që të merren me organizimin e klubit, ndërsa që talenti i asaj gjenerate të lojtarëve arriti të vinte në shprehje me organizim të mirë dhe financa të rregullta. Ne kishim ndihmuar futbollin që nga paslufta me themelimin e KF Shqiponja dhe sportin e kulturën e qytetit në përgjithësi, dhe kur na u ofrua mundësia edhe KF Besa që ishte klub i qytetit me të cilin njerëzit ishin të lidhur shumë”, shprehet ai për KosovaPress.

Ai konsideron qe punët në KF Besa filluan të shkojnë keq që prej mungesës së tij dhe kolegëve të vet.

“Konsideroj që rreth klubit të Besës në vitet më pas kur nuk isha unë dhe kolegët e mi, filluan të shkojnë punët keq. Unë asnjëherë nuk kam folur për këtë që mos të keqkuptohem se nuk kisha ambicie që përderisa nuk isha në klub me deklarata të prishi atmosferën. Konsideroj që ishte gabim përjashtimi i njerëzve që ishin afër klubit e që kishin sjellë sukseset. Hiq pjesën profesionale që janë marrë me organizim të klubit, pjesa dërmuese e njerëzve që ndikuan në sukseset e klubit ishin të angazhuar vullnetarisht pa asnjë kompensim apo benefit. Pas vitit 2007 në klub erdhën situata tjera dhe njerëzit në krye të klubit jo që afronin, por largonin njerëz dhe si rrjedhojë e kësaj situate nuk kanë mundur të kenë suksese. Ja një shembull po ju jap, personalisht që nga ajo kohë kur jam larguar nga klubi kurrë më askush as për të parë një ndeshje nuk më ka ftuar”, thotë Elshani.

E privatizimi i klubit, sipas Elshanit është dëmi më i madh që mund t’i jetë bërë sportit pejan.

“Së pari po dua të theksoj se unë në futboll nuk kam qenë për para, përkundrazi unë parat i kam dhënë për futbollin. Ky është dallimi i madh mes meje dhe të tjerëve. Unë s’kam qenë i interesuar as të privatizoj e as të jem i përhershëm në klub. Në një moment të caktuar kam pasur mundësi ta ndihmoj futbollin dhe e kam bërë këtë. Besoj në mënyrën më të mirë. Privatizimi i KF Besa është bërë po them në mënyrë të çuditshme, mos të them ndonjë fjalë tjetër. KF Besa ka qenë me vendim klub i qytetit si bashkim i tri klubeve të atëhershme: Buduçnostit, Besës e Kristalit me një emër në kohën kur shqiptarët u larguan nga stadiumet në vitet 90. Si klub i tillë i qytetit, KF Besa ka funksionuar gjatë viteve 90 dhe pastaj pas luftës edhe në kohën kur kam qenë unë në krye të klubit. Kush i jepi të drejtë vetes të mbledhë një numër të caktuar të njerëzve për ta sjellë vendimin për privatizim nuk e di. Por e di se ky proces nuk është dashur që të shkon kështu për një klub të tillë si KF Besa, e që kalojë brenda natës nga klub i qytetit në klub të disa individëve. Kjo gjithmonë do të mbetët enigmë dhe veprim më i keq që i është bërë sportit pejan”, vijon Elshani.

Si rrjedhojë, pas privatizimit klubi shkoi drejt rënies deri në shuarje.

“Unë konsideroj që mënyra se si është bërë transformimi i klubit ka plot mjegull dhe kjo mjegull e ka përcjellë punën edhe pas privatizimit e dështimit deri në shuarje të klubit. Pse dhe si u lejua që të shkonte klubi përherë e më poshtë nuk mund ta kuptoj. Këtë do duhej ta dinin ata që privatizuan klubin, ata që udhëhoqën me klub dhe organet komunale që e dërguan KF Besa në Brestovik të luante ndeshjet e jo në stadiumin e qytetit”, thekson ai.

Në 100 vjetorin e futbollit pejan, 100 aksionarë themeluan klubin FC BESA Peja
Lexo po ashtu Në 100 vjetorin e futbollit pejan, 100 aksionarë themeluan klubin FC BESA Peja

Ish-kryetari i KF Besa flet edhe për nismën e re për rikthimin e klubit.

“Unë për këtë nismë kam mësuar nga mediat, nuk jam thirrur fare për kësi lloj ri-themelimi të klubit të qytetit, se klubi që ka pasur traditën fatkeqësisht nuk ekziston. Parimisht përkrah nisma të tilla që mund të jenë për të mirën e futbollit, por personalisht nuk jam ftuar e nuk jam pjesë e këtij zhvillimi”, thotë ai derisa shton se nuk e pengon një gjë e tillë.

“Unë nuk kam ambicie për të qenë protagonist me futbollin. Unë e dua sportin dhe konkretisht futbollin dhe kurdo që mundem do ta ndihmoj”, përfundon ai.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
Kalo në kategori