Muri i ngritur në Mitrovicë të veriut, që për autoritetet zyrtare në Prishtinë, është ilegal dhe ndarës, pritet të rrënohet në muajin shkurt, ka thënë kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri.
Për këtë çështje, ai ka treguar se është duke biseduar me zyrtarë të Bashkimit Evropian, por edhe me autoritetet lokale të Mitrovicës veriore.
Bahtiri ka thënë se me ndihmën e BE-së ky mur do të rrënohet në, siç është shprehur ai, “paqe”.
“Muri do të hiqet për arsye, se muret nuk kanë vend nëpër qytetet e Kosovës dhe Evropës, sepse unë mendoj se Kosova do të bëhet Evropë dhe muret e tilla nuk na dërgojnë askund. Ata që e kanë ndërtuar murin, ata duhet ta rrënojnë atë. Dhe, unë kam kërkuar nga kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, që ta bëjë një gjë të tillë, për arsye se është në interesin e tyre, por edhe në interesin e përgjithshëm që një herë e përgjithmonë të lirohet qyteti, të lirohet qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mos të sinjalizojmë barrikada por të sinjalizojmë paqe”, ka deklaruar Bahtiri.
Ndërtimi i murit në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, kishte ndodhur në muajin dhjetor, nga autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut dhe është pasuar me kundërshtime të ashpra nga autoritetet e Kosovës.
Për rrënimin e këtij muri, edhe Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë, në bazë të së cilës muri duhet të shembet gjatë këtij muaji.
Se muri do të rrënohet, e ka thënë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke mos precizuar ndonjë datë të saktë, por siç ka thënë, “më datën 1 apo më 17 shkurt, nuk dihet por, ai do të rrënohet”.
Por, autoritetet lokale në Mitrovicë të veriut, por edhe Beogradi zyrtar, e kanë kundërshtuar rrënimin e murit.
Në anën tjetër, ministria për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar për rrënimin e këtij muri.
Ajo ka thënë se tashmë është bërë e ditur se rrënimi i murit është kompetencë e instancave më të larta shtetërore të Kosovës, të cilat po punojnë intensivisht në këtë drejtim, në mënyrë që të sigurohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe të zbatohet marrëveshja e Brukselit për rivitalizimin e urës dhe rrugës kryesore të Mitrovicës veriore.
“E kemi bërë të qartë se institucionet e Kosovës e kanë obligim ta zgjidhin këtë çështje dhe për këtë është miratuar rezolutë në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo, kjo nuk është një çështje e nivelit teknik”, ka thënë Edita Tahiri.
Autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar ndërtimin e murit në Mitrovicë të veriut, si një nga provokimet më të rënda ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj.
Madje, ata e kanë cilësuar atë si provokim edhe më të rëndë se sa treni i ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb dhe me freskat ortodokse serbe, të cilit iu ndalua hyrja në Kosovë dhe për shkak të së cilit ka pasur përplasje verbale mjaft të ashpër ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë./rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës