Afrona Dika tregon se si duhet të jetë veshja e një femre në një takim zyrtar

Modelja Afrona Dika është një prej femrave më të pëlqyera shqiptare.
Bukuroshja gjithnjë është e angazhuar me projekte të ndryshme të modës.
Ajo së fundmi Instagramin e ka shndërruar në një bloë, ku jep këshilla për femrat.
Tash ajo ka postuar një foto ku duket tejet bukur në veshje zyrtare. Ajo ka disa këshilla për femrat se si të vishen në prezantime zyrtare.
"Pantollona perfekte. Një bluzë të bardhë që një femër mund ta kombinojë në pafund forma. Një pallto neutrale që tërheq vëmendjen menjëherë. Dhe këpucë me taka të rrafshëta që e kompletojnë dukjen tuaj elegante. E gjitha kompletohet me një çantë me ngjyrë të përshtatshme", u shpreh Afrona në këtë postim.
Veshja zyrtare është e përditshme për Afronën e cila punon në një nga shkollat me renom në Zurich, "Benedict Schule".
Afrona pritet të martohet me Bleron në vitin 2019. /Telegrafi/































































